12.1 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Bedri Hamza 94% deri në 97%: PZAP vendos për ankesën e LVV-së

- Advertisement -

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nuk e ka pranuar ankesën e Vetëvendosjes për dërgimin në rinumërim të më shumë se dhjetë vendvotimeve, nën dyshimet për keqpërdorime me vota.

Të mërkurën, PZAP e hodhi poshtë si të pabazuar një kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje për rinumërimin e votave në disa vendvotime në Skenderaj në të cilat Bedri Hamza “ka marrë 94% deri në 100% të votave”.

“Me datë 17.03.2025, në PZAP është parashtruar ankesë nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje në të cilën pretendon se në vendvotimet në Skenderaj, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në shumicën e vendvotimeve ka marrë 94% e deri në 100% të votave”, thuhet në vendimin e PZAP.

“Duke e marrë parasysh trendin aktual të votave në vendvotime në Kosovë, pothuajse është e pamundur që kandidatët për kryeministër të kenë 100% të votave në vendvotime të caktuara”, thuhet në vendim.

Vetëvendosje ka kërkuar që të rinumërohen votat për shkak të nivelit të lartë të përqindjes së votave për Hamzën.

“Andaj, për shkak të dyshimit të bazuar mbi nivelin lartë të përqindjes së votave të fituara nga kandidati i PDK-së, Bedi Hamza, dhe manipulimeve të ndryshme që kanë ndodhur në këto kuti votimi, kërkojnë të bëhet rinumërimi në vendvotimet në Komunën e Skenderajt”, thuhet në vendim.

Por, paneli shqyrtues i PZAP ka thënë se nuk ka gjetur prova që argumentojnë dyshimet për manipulime me vota. Kësisoj, e ka hedhur poshtë ankesën si të pabazuar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit