Është raportuar për 14 fëmijë të vdekur dhe një mësues të vrarë në një shkollë fillore në Teksas nga një person i armatosur (18-vjeçar), i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.
Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për një djalë të quajtur Salvador Roma, student në shkollën e mesme Uvalde, si personin e armatosur që hapi zjarr në shkollën fillore të martën pasdite.
Lidhur me këtë reagimet në rrjet kenë të shumta dhe një të tillë e ka bërë së fundmi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Ylli me origjinë nga Dibra në postimin e publikuar në InstaStory shprehet e prekur për atë që ndodhi në Teksas.
“Zemra ime është me të gjitha familjet dhe të gjithë të prekurit nga të shtënat në Teksas. Absolutisht zemër-thyese”, u shpreh Rexha.
Viktimat u tha se ishin nxënës ishin të moshës nga shtatë deri në 11 vjeç.
Për më shumë, 13 fëmijë të tjerë po trajtohen nga ekipet mjekësore.