Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka uruar festat e nëntorit.
Ylli as këtë herë nuk ka lënë anash një urim për festën e 28 nëntorit, që shënohet këtë të martë.
Autorja e “Meant to Be” ka publikuar pamje nga festimet e bashkatdhetarët shqiptarë në Amerikë.
“Urime festat e nëntorit”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimit.