Home Rozë Bebe Rexha tregon për fillimet e vështira të karrierës

Bebe Rexha tregon për fillimet e vështira të karrierës

0
Bebe Rexha tregon për fillimet e vështira të karrierës

Ka pak ditë që këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka publikuar albumin e saj të tretë. Ajo ka nisur ta promovojë atë nëpër dalje të ndryshme televizive. Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë në emisionin “The Kelly Clarkson Show”.

Mes të pranishmëve në publik ishin edhe dy prindërit e artistes. E pyetur nëse prindërit e kanë mbështetur kur ajo vendosi të merrej me muzikë, ajo dha këtë përgjigje.

“Jo, ata nuk ishin gjithmonë dakord, veçanërisht babi im. Babai më thoshte se është gjithmonë një industri shumë e vështirë, por mos u shqetëso, ti ke një shtëpi dhe mund të mbështetesh gjithmonë tek unë”.

Sapo dëgjoi këto fjalë, babai i këngëtares u emocionua ndërsa u pa i përlotur. Prindërit e Bebes janë emigrantë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Babai i saj vjen nga Dibra, ndërsa mamaja është nga Gostivari.

Exit mobile version