0.7 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Instagram

- Advertisement -

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mahnitur ndjekësit e saj me një sërë fotografish të reja të publikuara në Instagram.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një ndryshim të guximshëm në pamje, duke lënë pas ngjyrën e saj klasike të flokëve dhe duke i kthyer ato në një nuancë rozë.

Në fotografitë e publikuara, Bebe shfaqet joshëse, me flokët rozë që i bien bukur mbi supe, ndërsa duket se e ka çelur edhe më shumë ngjyrën.

“Jam lodhur duke shkruar përshkrime. Kështu që, ja një flutur 🦋. Gjithashtu, gëzuar e hëna. E kam çelur ngjyrën e flokëve në rozë ‘çamçakëzi’. A ju pëlqen më shumë kështu?” – ka shkruar Bebe në përshkrimin e postimit.

Ajo kishte zgjedhur një xhaketë elegante që i zbulonte dekoltenë dhe një fund të përshtatur, duke theksuar linjat e saj trupore.

Artistja dukej tejet e bukur dhe me vetëbesim, me shikimin e saj të mprehtë dhe sytë plot shkëlqim.

Ngjyra rozë e flokëve duket se i ka nxjerrë edhe më shumë në pah veçoritë e fytyrës, duke i dhënë një pamje të ëmbël, por njëkohësisht edhe shumë tërheqëse.

Të ngjashme

Të fundit