16.5 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Bebe Rexha shkëlqen në pozat e reja në Instagram – vjen me stil të ri dhe pamje atraktive

- Advertisement -
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me disa fotografi të publikuara së fundmi, ku ajo shfaqet më tërheqëse se kurrë më parë.

E veshur me një këmishë të bardhë klasike dhe geta të zeza që theksojnë linjat, artistja e hitit “Meant To Be” ka shkëlqyer me një stil që përçon elegancë dhe sensualitet.

Përveç kombinimit të thjeshtë por shumë efektiv, Bebe ka befasuar edhe me modelin e ri të flokëve – më të shkurtra se zakonisht – që i japin një pamje të freskët dhe tërheqëse.

Pamja e saj e re është mirëpritur nga fansat, të cilët kanë shpërndarë komente pozitive dhe komplimente të shumta në rrjete sociale, duke vlerësuar stilin e saj të guximshëm dhe karizmën që e karakterizon.

Pas një periudhe më të qetë në aspektin muzikor, Bebe Rexha pritet që në muajt në vijim të rikthehet me këngë të reja.

Që nga largimi i saj nga labeli Warner Records, me të cilin kishte bashkëpunuar për më shumë se 10 vjet, këngëtarja ka qenë më pak aktive në skenën muzikore, por duket se kjo pauzë po i shërben për të përgatitur projekte të reja dhe për të rigjetur veten artistikisht.

Ndjekësit dhe adhuruesit e saj po presin me padurim rikthimin e saj në top-listat ndërkombëtare dhe janë të bindur se Bebe Rexha do të vijë fuqishëm me materiale të reja dhe me një stil gjithnjë në evoluim. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit