-0 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Bebe Rexha shijon pushimet në ishujt Turks And Caicos, nuk i ndal pozat provokuese në bikini

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po kalon disa ditë relaksi në ishujt Turks And Caicos, duke shijuar momente të këndshme larg angazhimeve profesionale.

Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të veçanta, ku shihet duke kaluar kohë cilësore me familjarët e saj.

Në një prej fotove, këngëtarja 36-vjeçare shfaqet duke shijuar bregdetin së bashku me babain e saj, Flamurin, duke treguar lidhjen e ngrohtë familjare.

 Foto: Bebe Rexha/Instagram

Përveç momenteve me familjen, Bebe Rexha nuk ka hezituar të ndajë edhe fotografi të saj me bikini, duke treguar me krenari linjat e saj trupore dhe energjinë pozitive gjatë pushimeve.

Fansat e saj kanë përshëndetur përmes komenteve bukurinë natyrale dhe atmosferën relaksuese që këngëtarja po shijon, duke e vlerësuar si një pushim të merituar për Beben, pas një periudhe intensive angazhimesh muzikore.

Në vitin 2026, ajo pritet që të jetë më aktive në prurjet e reja muzikore, me fansat që mezi presin albumin e saj të katërt. /Telegrafi/

 Foto: Bebe Rexha/Instagram

 Foto: Bebe Rexha/Instagram

Të ngjashme

Të fundit