16.4 C
New York
Sunday, September 29, 2024

Buy now

Bebe Rexha publikon një video nga fillimet e saj në rini, ku dukej shumë më ndryshe dhe më e dobët sesa sot

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj n2ë Instagram një video të publikuar nga faqja e njohur Fuse TV. Videoja daton nga fillimet e karrierës së saj dhe e tregon Rexhën në një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo që njohim sot.

Në këtë video, Bebe Rexha shkëlqen me flokët e saj të zeza dhe një trup shumë më të dobët se sa ajo që ka sot. Interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” shfaqet me një energji rinore dhe një vendosmëri të pashoqe për të arritur suksesin në botën e muzikës.

Gjatë videos, ajo dëgjohet duke thënë: “Mendoj se mënyra e vetme se si mund të ndihmoj njerëzit është realisht të jem një super yll”.

Kjo deklaratë e fuqishme është publikuar nga faqja Fuse TV si diçka e thënë nga një virgjereshë në horoskop, duke theksuar kështu vetëbesimin dhe fuqinë e kësaj shenje për të arritur qëllimet e tyre në jetë.

Rishpërndarja e kësaj videoje nga Bebe Rexha tregon jo vetëm rrugëtimin e saj të gjatë dhe të suksesshëm në industrinë e muzikës, por edhe natyrën e saj modeste dhe të përkushtuar për të ndihmuar të tjerët përmes artit të saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Fansat e saj janë mahnitur nga kjo kujtesë e së kaluarës dhe kanë shprehur mbështetjen dhe admirimin e tyre për këngëtaren.

Ndërkohë që kohët kanë ndryshuar, një gjë ka mbetur e njëjtë: dëshira e saj e pashoqe për të bërë një ndikim pozitiv në botë përmes muzikës së saj dhe për të qenë një shembull frymëzues për të rinjtë anembanë globit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit