Ajo po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e ri muzikor “I’m good (Blue).
Bëhet fjalë për artisten shqiptare, Bebe Rexha, e cila javë më parë solli këtë këngë në bashkëpunim me David Guettan.
Projekti në fjalë po qëndron i renditur lart në top listat e Spotify, Apple Music dhe iTunes.
Foto: Screenshot/Instagram
E së fundmi, biondja ka shpërndarë një video në Instagram ku shfaqet e përlotur nga gëzimi.
33-vjeçarja njofton se kënga është renditur e para në Mbretërinë e Bashkuar në ‘Official Charts’.
“Zyrtarisht e para në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit të gjithë fansave”, tha ajo.
Foto: Screenshot/Instagram
Të njëjtit kanë realizuar edhe një videoklip të veçantë të xhiruar në Ibiza të Spanjës.
Kjo këngë për pak kohë ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube.