Përveç angazhimeve të saj artistike, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka edhe një ëndërr të pazakontë.
Ajo këtë e ka shprehur në llogarinë e saj në Instagram, ku thotë se ëndrra e saj jetësore është që ta ketë një lopë në shtëpi.
“Qëllimi im në jetë është ta kem një lopë shtëpie”, ka shkruar artistja, bashkangjitur një videoje.

Përherë transparente me qëllimet e saj, Bebe Rexha një këngëtare dhe kompozitore tejet e suksesshme e ka dëshmuar gjithmonë se është një person me këmbë në tokë.
Thjeshtësia e saj, dhe unikaliteti që posedon ajo, ka bërë që të tërheqë pas vetes një audiencë të madhe.
Bebe Rexha vitin e kaluar vizitoi Kosovën, pasi performoi në festivalin e njohur Sunny Hill Festival