15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Bebe Rexha i tregon botës muzikën shqiptare, poston videon duke kërcyer vallen e Rugovës me miqtë

- Advertisement -

Bebe Rexha është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare, e jo vetëm, ndërkombëtarisht. 32-vjeçarja pavarësisht suksesit, gjithnjë ka treguar me shumë krenari për prejardhjen e kulturën shqiptare, dhe këtë e bën gjithnjë që i jepet mundësia. 

Së fundmi ajo ka postuar një video në Instagram, ku shihet teksa mëson miqtë e saj të kërcejnë vallen e Rugovës. Si Bebe, ashtu edhe miqtë e saj duket se po e shijonin pafund vallen tradicionale shqiptare. 

“Më lëshoni pak muzikë shqiptare, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”, dëgjohet të thotë Bebe në video. 

Bë  bën postime të shpeshta që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shpesh ka thënë që e adhuron muzikën dhe vallet tradicionale.

https://instagram.com/stories/beberexha/2757942034099862208?utm_source=ig_story_item_share&utm_medium=share_sheet

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit