-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Beatrix Ramosaj sërish ironizon një nga momentet më epike brenda shtëpisë së BBV

- Advertisement -

Një ndër momentet më të komentuara të Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” ishte ai i frazës: “qysh thuhet bukur në shqip?”. Kjo ishte një gafë e konkurentes teksa mes emocionesh fliste për familjen e saj në “dhomën e rrëfimit”.

Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale duke u kthyer edhe në “meme”. Pas daljes nga shtëpia e BBV padyshim që Beatrix u përball me këtë situatë por duket se këngëtarja e mori me shumë sportivitet. Madje përmes videove në Tik-Tok ajo ka vetë-ironizuar këtë moment duke e improvizuar sërish.

Por ky moment epik duket se do të mbetet gjatë në mendjen e Trixës. Teksa ka postuar një video ku shfaqet duke dëgjuar një pjesë së këngës së Ylli Limanit, bukuroshja e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Si thuhet e ke myt në shqip?” duke e ri-sjellë në vëmendje atë moment.

Tani jemi të sigurtë që sa herë të përmendet emri i Trixës kjo frazë është ndër gjërat e para që do të na vijë në mend dhe duket se artisja nuk pengohet aspak nga kjo gjë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit