Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes vetëm pak ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Romanca që nisi brenda shtëpisë së famshme nuk e pati të gjatë dhe këngëtarja akuzoi aktorin duke e cilësuar historinë e tyre “fake”. Spekulimet nisën pasi ata nuk u panë bashkë në after party-n e Big Brother.
Pasi lajmet “shpërthyen” në media, këngëtarja konfirmoi ndarjen duke e hequr dhe më pas nga Instagrami. Ndërsa fansat e tyre mendonin se do të kishte një ribashkim, ishte Donaldi që i ktheu “unfollow-n”. Sot këngëtarja ka postuar në Instastory një mesazh për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.
“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/02/274906099_132591729280231_2009419631795542854_n-640x1137.jpg)
Fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë.”, ka thënë këngëtarja.