Princesha Beatrice dukej e mrekullueshme gjatë natës së saj në Regent’s Park dhe konkretisht në Panairin e Artit Frieze në Londër, e veshur me një xhaketë sportive të pabesueshme Zara.
Princesha Beatrice e Jorkut u shfaq me bashkëshortin e saj Edoardo Mapelli Mozzi.
Gjakkaltërja zgjodhi një këmishë të thjeshtë ngjyrë të bardhë blu dhe një fund të bardhë me një xhaketë të zezë Zara të cilën e bashkoi me këpucët Gucci dhe një çantë Yves Saint Laurent. Ajo kompletoi look-un e saj me grim natyral. Eduardo dukej mahnitës me një kostum blu dhe këmishë të bardhë.
Kjo ngjarje VIP zhvillohet çdo tetor në Regent’s Park për të shfaqur punën e artistëve të rinj dhe të njohur. Të pranishëm ishin edhe Lady Helen Taylor dhe vajza e saj, Lady Estella Taylor, e cila është 17 vjeçe.
Princesha Beatrice me burrin e saj Edoardo