31.9 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

BE zgjat sanksionet ndaj Bjellorusisë me një vit

- Advertisement -

Bashkimi Evropian (BE) ka dhënë dritën jeshile së për të zgjatur edhe një vit sanksionet ndaj Bjellorusisë të lidhura me represionin e brendshëm dhe mbështetjen e regjimit të Lukashenkos për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Vendimi u mor sot në bazë të rishikimit vjetor të masave kufizuese dhe duke pasur parasysh represionin e vazhdueshëm në vend dhe përkeqësimin drastik të situatës së të drejtave të njeriut si dhe përfshirjen e vazhdueshme të vendit në agresionin e paligjshëm ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Masat individuale përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalimin e disbursimit të fondeve si dhe ndalimin e udhëtimit.

Aktualisht në listën e BE-së të të sanksionuarve janë 233 persona, përfshirë presidentin Alexander Lukashenko, dhe 37 subjekte qeveritare dhe private.

Të ngjashme

Të fundit