4.1 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

BE u rekomandon shteteve masa urgjente ndaj udhëtarëve që vijnë nga Kina

- Advertisement -

Dy masat kryesore që rekomandohen për t’u marrë në  BE janë demonstrimi i një testi negativ për koronavirusin 48 orë përpara nisjes nga Kina, si dhe rekomandimi për përdorimin e një maske me mbrojtje të lartë në të gjitha fluturimet nga Kina.

Në të njëjtën kohë, Mekanizmi rekomandon kryerjen e kontrolleve me tampon për udhëtarët, si dhe kontrollin e ujërave të zeza në aeroporte me fluturime ndërkombëtare dhe avionë që vijnë nga Kina.

Reagimi i mekanizmave BE-së ndaj krizave nuk vendos, por u bën rekomandime qeverive të shteteve, të cilat do të vendosin se si do të funksionojnë dhe çfarë masash do të marrin.

Sipas njoftimeve të Presidencës suedeze të BE-së, shtetet anëtare bien dakord:

– Të rekomandojnë që të gjithë pasagjerët në fluturimet për dhe nga Kina të mbajnë maskë mjekësore, ose respiratorë.

– Të japin këshilla për udhëtarët ndërkombëtarë në hyrje dhe në dalje, me origjinë ose të destinuar për në Kinë, si dhe personelin e avionëve dhe aeroportit, në lidhje me masat e higjienës personale dhe shëndetësore.

– Shtetet Anëtare inkurajohen fuqimisht të paraqesin, për të gjithë pasagjerët që nisen nga Kina për në Shtetet Anëtare, kërkesën që një test negativ për COVID-19 të kryhet jo më vonë se 48 orë përpara nisjes nga Kina.

Shtetet Anëtare inkurajohen të plotësojnë këto masa me:

-Marrja e mostrave të rastësishme të pasagjerëve që vijnë nga Kina me mbërritjen e tyre në Shtetet Anëtare, për të forcuar mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike.

– Analiza e ujërave të zeza nga aeroportet me fluturime ndërkombëtare dhe avionët që vijnë nga Kina.

– Vazhdoni të promovoni ndarjen e vaksinave dhe përdorimin e vaksinave, duke përfshirë dozat përforcuese, veçanërisht midis grupeve vulnerabël. /abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit