13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

BE shpreh keqardhje për vendimin e Listës Serbe për bojkot të votimeve

- Advertisement -

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali, ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore.

Ajo çfarë mund të themi është se shprehim keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos merr pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore. Kjo vjen pas bojkotit të tyre të mëparshëm të zgjedhjeve lokale të prillit 2023 në veri të Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, megjithëse zgjedhjet lokale të prillit 2023 u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ato nuk ofruan një zgjidhje politike afatgjatë, pasi bojkoti i serbëve të Kosovës rezultoi në një pjesëmarrje shumë të ulët të përgjithshme.

“Ne morëm parasysh shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës në lidhje me procesin që mundëson zgjedhje të reja lokale. Megjithatë, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe që të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen dhe elektoratit serb të Kosovës dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe të shprehin mendimin e tyre politik në kutinë e votimit”, tha Massrali.

Zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali, theksoi se BE-ja kujton se është kritike që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse në të cilat serbët e Kosovës marrin pjesë pa kushte dhe të mbahen në të katër komunat në veri të Kosovës.

“Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar komunash do të siguronte një përfaqësim të plotë të pushtetit lokal në Veri dhe do ndihmonte ne de-përshkallëzim, ndërsa përsëritja e votimeve janë një hap në këtë drejtim”, tha zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit