3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

BE pritet të miratojë sanksione shtesë për shkak të “pamaturisë” së Kremlinit

- Advertisement -

Bashkimi Europian po përgatit paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të “pamaturisë së Kremlinit ndaj qytetarëve përfshirë gra, fëmijë dhe burra”, sipas një deklarate të Presidentes së Komisionit Europian, shkruan CNN

Gjatë një takimi në Bruksel me kryeministrin italian Mario Draghi, Ursula von der Leyen tha: “Ne do të diskutojmë, sigurisht, situatën në Ukrainë, luftën mizore të udhëhequr nga Putin”. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu për një “paketë të re të sanksioneve”, shtoi ajo.

“Ne kemi miratuar 3 paketa sanksionesh tashmë, por duhet të sigurohemi që të mos ketë mangësira,” tha von der Leyen.

“Sanksionet e vendosura janë vërtet të rënda. Pasi kanë goditur shumë ekonominë ruse.”

Von der Leyen, tha gjithashtu se BE-ja duhet të “heqë qafe varësinë nga gazi, nafta dhe qymyri rus” dhe do të paraqesë nesër disa propozime mbi mënyrat se si blloku mund të furnizohet me energji pa mbështetjen e Rusisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit