7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

BE prezanton planin e ri për Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka prezantuar një “plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor”,  të mërkurën.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se nuk mjafton të thuhet vetëm se dera është e hapur për Ballkanin Perëndimor, por duhet të merret përgjegjësia për t’i sjellë anëtarët aspirantë të BE-së më afër saj.

“Në një farë mase, kjo është një qasje e re për Bashkimin Evropian: Ne nuk kërkojmë vetëm nga partnerët tanë të ndërmarrin hapa të rinj drejt nesh. Ne gjithashtu bëjmë një hap të madh drejt tyre”, shtoi von der Leyen, transmeton teve1.info.

Si pjesë e “planit të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor”, parashikohen katër lloje masash:

  1. afrimi i rajonit me tregun e përbashkët të BE-së;
  2. thellimi i integrimit ekonomik rajonal;
  3. Përshpejtimi i reformave themelore;
  4. rritja e fondeve të para-anëtarësimit.

“Ne duam të ndërtojmë mbi progresin e arritur në muajt e fundit. Por ne gjithashtu duam t’u sjellim njerëzve të Ballkanit Perëndimor disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE”, tha Von der Leyen.

Megjithatë, von der Leyen theksoi se disa reforma nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të tilla si në gjyqësor, prokurimet publike dhe lufta kundër korrupsionit, do të duhet ende të përmbushen paraprakisht, në mënyrë që rajoni të përfitojë plotësisht nga iniciativa e re e BE-së.

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Ballkanin Perëndimor me rritjen e fondeve të para-anëtarësimit. Ekziston një nevojë e madhe për investime në Ballkanin Perëndimor. Këto investime do ta bëjnë jetën e njerëzve më të mirë. Dhe ata gjithashtu do ta lehtësojnë rrugën drejt BE-së “, tha von der Leyen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit