7.2 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

BE premton 88 milionë euro për Autoritetin Palestinez

- Advertisement -

Vendet e Bashkimit Europian do të japin rreth 88 milionë euro për të mbështetur Autoritetin Palestinez, i cili po nxitet nga evropianët të ndërmarrë reforma, në një kohë kur roli i tij shihet si kyç në kuadrin e planit Trump për rajonin.

“Ne kemi nënshkruar mbi 82 milionë euro, të cilat u shtohen 6,0 milionë eurove tashmë të njoftuara”, deklaroi për mediet komisionerja evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica, pas konferencës së donatorëve në Bruksel.

Rreth 60 delegacione, mes tyre 27 vendet e BE-së, shtete arabe dhe disa organizata ndërkombëtare, u mblodhën sot në Bruksel, në një takim ku Izraeli nuk ishte i pranishëm.

“Kemi paraqitur sot progresin e bërë në kuadër të programit tonë kombëtar të reformave, i cili jo vetëm është premtuar, por po zbatohet dhe madje para afatit, gjë që u njoh edhe nga partnerët tanë”, tha kryeministri palestinez Mohammed Mustafa.

Ai shtoi se kjo arrihet “pavarësisht një mjedisi të pafavorshëm”, duke akuzuar Izraelin se po përpiqet “të dobësojë Autoritetin Palestinez dhe aftësinë e tij për të funksionuar”.

Suica përsëriti thirrjet e BE-së drejtuar Izraelit për të liruar të ardhurat fiskale që i takojnë Autoritetit Palestinez, të cilat janë thelbësore për funksionimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit