18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

BE pajtohet që Kosova të kërkojë këshilla ligjore në Venecia për Draftin e Lajçak: Veproni shpejt

- Advertisement -

Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth kërkesës së këtij të fundit që BE ta çojë Draftin për Asociacionin në Komision të Venecias.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për Gazetën Express ka thënë se Brukseli dhe QUINT e kanë bërë të qartë pritjen e tyre që Kosova ta dërgojë Draftin e BE-së në Kushtetuese për vlerësim, derisa ka shtuar se i takon Kosovës që të kërkojë këshilla ligjore në Venecia për Draft-legjislacione apo legjislacione që janë në fuqi, përfshirë edhe Draftin Evropian, raporton Gazeta Express.

Stano ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të veprojë shpejt sa i përket kësaj çështje dhe t’iu jap fund vonesave të mëtejshme në përmbushjen e obligimit të saj për implementimin e Asociacionit.

“I takon Kosovës si palë në Komisionin e Venecias që të kërkojë këshilla juridike për projektligjet ose legjislacionin tashmë në fuqi, duke përfshirë edhe Projekt Statutin Evropian. Ne presim që Kosova të veprojë për këtë me shpejtësi dhe të ndalojë shtyrjen e mëtejshme të dorëzimit për detyrimin e saj”, ka thënë Stano për Gazetën Express.

Në përgjigjen për Express, Stano ka thënë se Drafti i BE-së është përgatitur nga ekspertë ligjorë evropianë, përfshirë gjermanë, italianë, francezë e amerikanë./GazetaExpress/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit