Brenda një viti, për herë të katërt qytetarët e Kosovës do iu drejtohen kutive të votimit.
E sa herë ka votim, qoftë për zgjedhje parlamentare dhe lokale procesi zgjedhor vëzhgohet edhe nga ndërkombëtarët.
Por kësaj radhe, nuk dihet nëse komisionarët e huaj do të marrin pjesë.
“Ne presim që Kosova të rikthehet në rrugën e duhur për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në, për të mirën e popullsisë së saj dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sa i përket misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe meqenëse njoftimi u bë vetëm kohët e fundit, ne do ta konfirmojmë sapo të merret një vendim”, thuhet nga BE për Tëvë1.
Kështu tha edhe shefja e shtetit, Vjosa Osmani në konferencën e së enjtes.
“Sa i përket datës 28 dhjetor, sa i përket vëzhgimit ndërkombëtar mundësia është edhe më vogël për datën 21 dhjetor për shkak që unë jom institucioni që gjithnjë i dërgoj kërkesë Bashkimit Evropian më konkretisht Parlamentit Evropian për të dërguar delegacione ata asnjëherë nuk kanë pasur mundësi që kur kemi zgjedhje të shkurta në afat të shkurtër të dërgojnë ekipe monitoruese të stilit çfarë na duhen neve madje edhe kur ka pasur edhe më shumë se tridhjetë ditë kur i kemi pasur dyzet të plota ka qenë shumë shumë sfiduese. Pra kushdo që mendon që më datën 21 dhjetor neve brenda 30 ditësh do na vinin monitoruesit e ka shumë shumë gabim, ne jemi në komunikim me Parlamentin Evropian do të dërgojmë kërkesa mirëpo unë kam biseduar edhe me ambasadorët individual me shumë prej ambasadave, jo me të gjithë ende sepse tash do të fillon procedura, ne nuk donim të paragjykonim rezultatin e djeshëm të seancës”, tha Osmani.
Por, profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se monitorimi bëhet edhe përmes medieve.
Baraliu thotë se mund të mbahen shënime nga raportimet.
Televizioni ka kërkuar një qëndrime dhe nga Bashkimi Evropian se sa është numri i vëzhguesve ndërkombëtar dhe si do të menaxhohet nga ta, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.






