Kandidati i LDK për deputet, Besim Mulaj, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka filluar, hap pas hapi, largimin e masave sanksionuese të vendosura ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si të rëndësishëm, por të vonuar.
Sipas Mulajt, këto masa kanë qenë të padrejta dhe kanë shkaktuar pasoja të mëdha për vendin, përfshirë humbjen e miliona eurove në mbështetje direkte si dhe dëmtimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai ka vlerësuar lart angazhimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës dhe për përpjekjet e saj maksimale në procesin e heqjes së masave.
Mulaj ka shprehur shpresën se padrejtësi të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen dhe se Kosova do të trajtohet me respektin që e meriton, në përputhje me përkushtimin e saj ndaj demokracisë, stabilitetit dhe vlerave evropiane.
Postimi i plotë:
Bashkimi Evropian më në fund ka filluar, hap pas hapi, të largojë masat sanksionuese të vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës. Ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe i vonuar. Një falënderim i veçantë i takon Presidentes Dr. Vjosa Osmani Sadriu për angazhimin maksimal dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në këtë proces. Fatkeqësisht, vendi ynë ka humbur miliona euro mbështetje direkte dhe ka pësuar rënie të imazhit në arenën ndërkombëtare. Shpresoj që këto padrejtësi të mos përsëriten dhe Kosova të trajtohet me respektin që e meriton.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123






