17.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

BE miraton kundërmasat ndaj tarifave të Trumpit

- Advertisement -

Vendet anëtare të BE-së kanë votuar të mërkurën në favor të kundërmasave tregtare të Komisionit Evropian kundër tarifave të reja të Trump.

Tarifat përfshijnë 23 miliardë dollarë mallra që vinë si  përgjigje ndaj tarifave prej 25% të presidentit amerikan, Donald Trump për çelikun dhe aluminin e importuar.

Tarifat do të hyjnë në fuqi në faza, me disa në 15 prill dhe të tjera në 15 maj dhe 1 dhjetor. Komisioni ekzekutiv i BE-së nuk dha menjëherë një listë të mallrave të mërkurën, sipas raportimit të AP.

Anëtarët e bllokut 27-vendesh përsëritën preferencën e tyre për një marrëveshje të negociuar për të zgjidhur çështjet tregtare: “BE i konsideron tarifat e SHBA të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe ekonominë globale. BE-ja ka deklaruar preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciproke.”

Të ngjashme

Të fundit