0.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

BE miraton Konkluzat për Zgjerim – çka iu kërkua Kosovës?

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka rikonfirmuar të martën vijën e tij politike për zgjerimin, duke miratuar konkluzionet e Këshillit për Çështje të Përgjithshme, ku Kosova zë një vend të veçantë – jo për përparim të shpejtë, por për urgjencë reformash dhe përparim në dialog me Serbinë

Brukseli rithekson domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, përfshirë edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas dokumentit të konkluzioneve, të cilin e ka sigruara Radio Evropa e Lirë, sfidat kryesore mbeten strukturore: administrata publike kërkon profesionalizim më të thellë, sundimi i ligjit mbetet i brishtë, ndërsa sistemi gjyqësor ka nevojë për konsolidim real. Lufta kundër korrupsionit përmendet si domosdoshmëri e vazhdueshme, ndërsa në fushën e lirive themelore – veçanërisht lirinë e shprehjes – evidentohet mungesë progresi.

Të ngjashme

Të fundit