“Mund të konfirmoj që Përfaqësuesi i Lartë e ka pranuar këtë letër, ai gjithmonë përgjigjet…kur vjen te çështja që është ngritur nga disa shtete, mund të them që politikat e BE-së formohen nga 27 vende anëtare. Ne kemi mijëra-mijëra eurodeputetë, por vendimet vijnë nga 27 vendet anëtare në unanimitet.” – tha Stano para gazetarëve.
Mirëpo, pas kësaj deklaratë të Stanos, reagime të pati nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Armend Muja përmes një shkrimi në Facebook, ka radhitur disa veprime të Serbisë, të cilat deklaroi se kaluan pa ndëshkim nga BE-ja.
“Respektimi i ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sovranitetit, nuk qenka sjellje evropiane e si e tillë qenka ndëshkuar nga BE. Më lejoni të listoj një varg sjelljesh “evropiane” të Serbisë, të cilat kanë kaluar pa ndëshkim nga ana e BE-së.” – ka shkruar Muja duke vendosur disa veprime të Serbisë, që sipas tij kanë kaluar pa ndëshkim nga BE-ja.
“Një sjellje tjetër tejet “evropiane” e Serbisë, është edhe mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dënimit të agresionit të këtyre të fundit ndaj Ukrainës.” – ka thënë tutje ai.
Muja ka pretenduar se ky reagim i zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, është “dëshmi” e brengës së letrës së dërguar te Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.
Reagimi tjetër nga partia në pushtet erdhi nga deputeti, Adnan Rrustemi, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka kritikuar zëdhënësin e BE-së, Peter Stanon, duke e pyetur me ironi se nga kur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk qenkan sjellje evropiane.
“Qyshkur z. Peter Stano, luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane, kurse mësymja e grupeve kriminale nga Serbia e kidnapimi i policëve, qenkan sjellje evropiane?! Nëse ka ndonjë ndryshim së fundi në ato që njihen si vlera evropiane, na trego z. Stano.” – ka shkruar Rrustemi.
Kurti kërkon sërish heqjen e masave
Sot edhe një herë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi heqjen e masave të vendosura nga BE-ja, të cilat i konsideroi si të padrejta.
Madje, ai para mediave u shpreh se “sa më herët që të përfundojnë këto masa, aq më mirë”.
“Sa i përket masave, konsiderojmë se nuk janë të drejta. Janë pjesë e asimetrisë në raporte dhe sa më parë që përfundojnë, aq më mirë, ne po bëjmë krejt çka mundemi e dijmë, por do të duhej që edhe partnerët e aleatët tanë evropianë sa më parë ta përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, sepse një Republikë demokratike si Kosova, meriton të ndihmohet e jo të ketë masa.” – tha kryeministri Kurti. /Nacionale/