6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

BE-ja “s’ka vizion” si të vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Njohës të çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur, për faktin që Bashkimi Evropian (BE) nuk ka një vizion për të konkretizuar se si t’i qaset kësaj çështjeje.

Ata kanë thënë se duke e parë këtë situatë dhe qasjen e BE-së, vështirë se gjatë këtij viti mund të ketë përfundim të dialogut.

Analisti politik, Albinot Maloku, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë pasur një pajtim sa i përket marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, mbi të cilin do të duhej të ndërtoheshin hapat e radhës nga BE-ja.

“Çështja e parë është që kemi një pajtim të ndodhur vjet në Bruksel dhe aneksin në Ohër, ky është themeli mbi të cilën do të duhej të kishte një konkretizim hapash edhe nga ana e BE-së. Unë kam përshtypjen që BE-ja nuk ka një vizion të qartë se si t’i qaset palëve në këtë situatë dhe në këtë moment. Pra për takime të mundshëm ose të ngjashme”, u shpreh ai.

Ai u shpreh se duke parë që BE-ja është pa vizion sa i përket kësaj çështje, i ngelet asaj që të konkretizoj vizionin e vetë në lidhje me mënyrën e jetësimit të marrëveshjes.

“Çfarë ngelet nga BE-ja është që të konkretizoj vizionin e vetë në lidhje me mënyrën e jetësimit të pajtimi t të ndodhur në Bruksel dhe të aneksit në Ohër. Përderisa nuk ka një konkretizim për arsye që janë të obliguara BE-ja palëve ju ka thënë që nuk është e nevojshme që të keni nënshkrim për të, duhet të jetësoni këtë marrëveshje dhe se mbi bazën e këtij mos vizioni të BE-së gjithsesi që do të manovrojnë dhe palët secila në formën e vetë me vullnetin maksimal që ti jep një kahje destruktive procesit të dialogut”, ka thënë ai”, ka thënë ai.

Maloku ka thënë se shanset që dialogu të përmbyllet gjatë këtij viti janë minore, për faktin se nuk ka pasur konkretizim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel e Ohër.

“Shanset janë minore për të mos thënë hiq për faktin që tani çdo gjë ndërlidhet me atë se a është konkretizuar ndonjë gjë nga pajtimi i ndodhur në Bruksel dhe Ohër. Po ashtu pat edhe një paralajmërim nga BE-ja që nuk është në agjendën e tyre, në planin që të ndodhin takime të nivelit të lartë. Është non sens në qoftë se nuk ka, edhe me ndodh që nuk është se ka rrjedh logjike për të ndodhur, në qoftes se do të kishim konkretizim të diçkaje të re në raport me çështjen dialogut që ndërlidhet mese palëve. Këtë mungesë vizion të BE-së palët po e shfrytëzojnë dhe nuk është se ka ndonjë vullnet të konkretizuar as nga palët për të ecur tutje në kuptim e pasjes së një takimi dhe gjenerimit të temave të reja, ose edhe diçka që do të diskutohet nga pajtimi. Pra duet që të jetësohet pajtimi edhe të kemi hapa para”, ka thënë ai.

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se BE-ja nuk e trajton Kosovën si shtet, marr parasysh që pesë shtet e saj nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai tha se për këtë arsye edhe BE-ja ushtron më shumë presion mbi Kosovën se sa mbi Serbinë.

Ai theksoi jemi në një situata që edhe BE-ja jo vetëm që nuk ka vizion, por nuk ka as kapacitet dhe as vullnet për ta zgjidhur çështjen e dialogut.

“BE-ja e ka një mandat nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për ta ndërmjetësuar dialogun, pra BE-ja nuk ka mandat të vetin sovranë por ka mandat nga OKB-ja. Ndërsa BE-ja në fakt sillet sikur me qenë palë sovrane dhe jo vetëm sovrane, por sillet edhe si palë e pa barbaret sepse Kosovën nuk e trajtojnë si shtet me që pesë shtete nuk e njohin Kosovën. Si rrjedhojë e kësaj BE-aj ushtron më shumë presion mbi Kosovën se sa mbi Serbinë. Kjo pastaj prodhon frustrime te institucionet e Kosovës dhe reagime që reagime mandej përdoren për ta fajësuar Kosovën. Për shembull Serbia nuk është penalizuar për sulmin terrorist në Banjskë, ndërsa Kosova është penalizuar me masa për veprime në veriun. Pra kemi një situatë që edhe BE-ja thjeshtë jo vetëm që nuk ka vizion por thjesht nuk ka as kapacitet dhe as vullnet për ta zgjidhur këtë problem”, ka thënë ai.

Krasniqi konsideron se BE-ja nuk është duke marr seriozisht çështjen e dialogut, dhe se zvarritja e këtij procesi është duke i konvenuar. Përmendja e krizave sipas Krasniqit është arsyetim për të mos e futur Ballkanin Perëndimor në Bashkim Evropian.
Se ka metoda për anëtarësim të shpejtë në BE, Krasniqi përmend Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilët janë anëtarësuar me proces të përshpejtuar.

“Në instancën e fundit unë mendoj që BE-së nuk i konvenon dhe ku është absurd, nuk i konvenon arritja e marrëveshjes sepse ata nuk duan që Ballkanin perëndimor ta fusin në BE. Arsyetimi për të mos e futur gjithmonë është se ka kriza. Përndryshe po ka kishin seriozisht unë jam i bindur që ka zgjidhje, si ka qenë pranimi i përshpejtuar i Rumanisë edhe i Bullgarisë në BE pa i plotësuar gjitha kushtet ka mund të ndodh procesi i përshpejtuar i pranimi të Serbisë dhe Kosovës paralelisht në pako me kushtin e njohjes së ndërsjellët dhe jam i bindur që kjo do të realizohej. Pra BE-ja e ka mundësin por për shkak të interesave, kalkulimeve të veta nuk e realizon”, ka thënë ai.

E skeptik shprehet edhe për përfundim të dialogut dhe marrëveshje përfundimtare. Ai ka thënë se ShBA-ja dhe BE-ja duhet t’i shtyjnë palët drejtë implementimit të marrëveshjes së arritur, por që duhet që të japin edhe ndonjë ofertë për të dyja shtetet.

“Unë nuk besoj megjithëse, po them nëse merret seriozisht edhe mundet. Plani franko-gjerman edhe plani i implementimit të Ohrit, në fakt janë pranuar edhe nga Kosova edhe nga Serbia. Dhe nëse Shtete e Bashkuara dhe Brukseli duhen seriozisht t’i shtyjnë palët, atëherë duhet t’u japin edhe një ofertë, duhet të ju japin edhe një ‘karrot dhe jo vetëm shkop mbi krye’ se çka fitojnë. Nuk mjafton vetëm të thuhet se do të ecin në procesin e integrimit, në ne procesin e integrimit Evropian jemi që nga viti 2003, por as një shenjë seriozë të integrimit nuk e kemi. Prandaj po them më këtë mendësi, me këtë sjelle të BE-së unë nuk besoj që mund të ketë marrëveshje. Ndërsa nëse ndryshojnë qasjen dhe nëse për arsye edhe të rrezikut që po reflekton lufta në Ukraine edhe lufta në Gaza, nëse duan ta përshpejtojnë, unë jam i bindur që ata kanë kapacitet që ta detyrojnë edhe Serbinë të ulë stekën e kërkesave dhe ta detyrojnë edhe Kosovën ta zbatojnë planin franko-gjerman”, ka thënë ai./EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit