Të enjten, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër e kryenegociator i Kosovës në dialogun në Bruskel, raportoi para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit. Aty, z. Bislimi foli per pesë siguresa në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“E para, a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm”, – theksoi Bislimi.
Në lidhje me deklaratat e Bislimit, është pyetur edhe Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për Express, Peter Stano, zëdhënës i BE-së, nuk e ka konfirmuar e as mohuar deklaratat publike të Bislimit. Megjithatë, BE-ja ka kërkuar që palët të shmangin çfarëdo retorike e veprimi kundërprokdutiv.
“BE pret që Kosova dhe Serbia t’i respektojnë të gjitha detyrimet e tyre që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi i arritur në Ohër dhe të fillojnë zbatimin e tyre pa vonesë.. Bislimi dhe Petkoviq “diskutuan çështje të shumta.” – tha Stano.
“Është e qartë se nevojiten më shumë bisedime për të gjitha çështjet në rendin e ditës për të arritur përparim.” – vazhdoi tutje ai.