5.2 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

BE-ja ndan 30 milionë euro ndihmë humanitare shtesë për Libanin

- Advertisement -

Komisioni Evropian të enjten njoftoi për ndarjen e 30 milionë eurove shtesë për ndihma humanitare për Libanin.

“Unë jam tepër e shqetësuar me eskalimin e vazhdueshëm të tensioneve në Lindje të Mesme. Të gjitha palët duhet ta bëjnë maksimumin për ta mbrojtur jetën e civilëve të pafajshëm” – tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton agjencia “Reuters”.

Ndihma e re vjen pas ndarjes së dhjetë milionë eurove më 29 shtator dhe e çon në mbi 104 milionë euro asistencën e përgjithshme humanitare të Bashkimit Evropian për Libanin këtë vit.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha të enjten se kishte vrarë rreth 15 anëtarë të Hezbollahut, pasi kishte goditur një ndërtesë komunale në qytezën jugore libaneze, Bint Jbeil, ku tha se po operonin luftëtarë të grupit të mbështetur nga Irani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit