24.8 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

BE-ja me fond 5 miliardë eurosh për Ukrainën

- Advertisement -

Vendet e Bashkimit Evropian ishin afër një marrëveshjeje për një fond ndihme ushtarake për Ukrainën, që do të hapte rrugën për një “injeksion” prej 5 miliardë eurosh thanë diplomatët.

Gjatë ditës së 13 marsit, vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të ndajnë pesë miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Vendet anëtare të BE-së kanë qenë të angazhuara në muaj të tërë mosmarrëveshjesh për një fond të quajtur “European Peace Facility”, me Francën dhe Gjermaninë në qendër të pjesës më të madhe të debatit.

Të dërguarit nga 27 vendet anëtare të BE-së ranë dakord për rishikimin e fondit të “European Peace Facility” në një takim në Bruksel.

Fondi funksionon si një skemë gjigante e kthimit të parave, duke u dhënë anëtarëve të BE-së rimbursime për dërgimin e municioneve në vende të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit