Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, së fundmi ka kërkuar nga Kosova zbatimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirit të Deçanit.
Në anën tjetër në vazhdimësi është kërkuar që një presion të tillë BE-ja ta drejtoi kah Beogradi.
Në kuadër të kësaj, profesori universitar Milazim Krasniqi, thotë se BE, tradicionalisht nuk i ka trajtuar palët si të barabarta në dialog.
Njohësi i çështjeve politike, Tomorr Avdia thotë se gjatë gjithë procesit të dialogut, BE-ja nuk ka bërë presion te Serbia për zbatimin e marrëveshjeve.
Marrëveshja për energjinë është e fundit që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë, e cila po ashtu nuk është zbatuar nga pala serbe. Një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është paraparë të mbahet me 18 gusht në Bruksel, por ende nuk është zbardhur agjenda e tij.
Video: KËTU