-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

BE-ja kërkon hapa drejt Asociacionit: Qeveria s’mund ta hartojë statutin jashtë dialogut

- Advertisement -

Peter Stano, zëdhënës i BE-së, ka folur në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbinë, që ndërmejtësohet nga BE-ja.

Në fakt, Stano ka përmendur faktin se duhen hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tutje, Stano ka theksuar se statuti nuk mund të hartohet jashtë dialogut.

“Çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së dhe të jetë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Kjo gjithashtu do të thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin jashtë dialogut. Qeveria nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë e saj në kuadër të dialogut apo t’ua delegojë ato komunave me shumicë serbe të Kosovës” – ka thënë Stano, transmeton RTK-ja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit