24.2 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

BE-ja: Jemi të shqetësuar me mosformimin e institucioneve, po rrezikohet qasja në fondet e Reformës dhe Rritjes

- Advertisement -

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve, të cilat sipas BE-së po pengojnë përparimin drejt reformave të nevojshme për integrimin evropian të vendit.

Jemi të shqetësuar që institucionet ende nuk janë formuar, duke vonuar më tej reformat e domosdoshme që kanë si drejtim Bashkimin Evropian”,  ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian për Front Onlin.

Sipas BE-së, një nga prioritetet kryesore që institucionet e reja duhet të kenë në agjendë është sigurimi i hyrjes në fuqi të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, një instrument kyç që do të mundësojë mbështetje financiare dhe teknike për Kosovën.

Ndër këto, sigurimi i hyrjes në fuqi të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje duhet të jetë një përparësi për qeverinë dhe Kuvendin e ri”, thuhet më tej në përgjigjen e BE-së për Front Online.

Zëdhënësi i BE-së vlerëson se mungesa e angazhimit institucional mund të përkthehet në një humbje reale për qytetarët e Kosovës.

Kosova nuk duhet të humbasë këto mundësi të rëndësishme, në interes të qytetarëve të saj,” thuhet më tej në përgjigjen e tij.

Sipas BE-së, përfitimi nga ky mekanizëm kërkon ndërmarrjen e hapave konkretë nga autoritetet vendore.

Kjo kërkon nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve përkatëse nga ana e Kosovës, gjë që do të mundësonte lëshimin e fondeve në kuadër të këtij instrumenti, për sa kohë që plotësohen të gjitha kushtet e tjera’’, thotë zëdhënësi i BE-së për Front Online.

Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se mbështetja për Kosovën është e qëndrueshme, por njëkohësisht e kushtëzuar me progres konkret në zbatimin e reformave dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura.

Të ngjashme

Të fundit