Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian e kanë miratuar pakon e 16-të të sanksioneve kundër Federatës Ruse për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.
Lajmin e bëri të ditur shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, përmes një postimi në rrjetin X.
“Kjo (pako) godet gjithçka, nga anijet e flotave hije deri te kontrollorët e lojërave që përdoren për të kontrolluar dronë” – shkroi zyrtarja e lartë evropiane.
“Ne tani i kemi sanksionet më të gjera ndonjëherë, duke e dobësuar përpjekjen e Rusisë në luftë” – shtoi ajo.
Sot mbushen tri vjet nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Më 24 shkurt 2022, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi dhjetëra mijëra ushtarë që ta sulmonin shtetin fqinj.