-1.9 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

BE e shpall Kosovën vend të sigurt për azil

- Advertisement -
Klikoni Këtu për t’u bërë pjesë e kanalit

Bashkimi Evropian ka vendosur që Kosova dhe shtatë vende të tjera të konsiderohen si “të sigurta” për azil. Ky vendim është bërë i ditur përmes një komunikate të Këshillit Evropian.

“Sot, Këshilli ka miratuar qëndrimin e tij mbi dy aktet ligjore të BE-së, të cilat do të forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore mbi vendet e sigurta në rregullat e azilit të BE-së. Këto ligje të reja për migracionin synojnë të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive të azilit për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.”, thuhet në komunikatë.

Sipas vendimit të Këshillit, Kosova është përfshirë në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Kjo do të thotë se aplikimet për azil nga qytetarët kosovarë mund të trajtohen më shpejt. Përfshirja e Kosovës bazohet në vlerësimin se vendi ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër persekutimit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave themelore.

Megjithatë, vendosja e Kosovës në këtë listë nuk do të thotë se çdo kërkesë azili do të refuzohet automatikisht. Çdo aplikim individual mund të shqyrtohet nëse ekzistojnë arsye specifike për mbrojtje.

Sipas komunikatës, rregullorja e re që rishikon konceptin e “vendit të sigurt të tretë” do të zgjasë rrethanat në të cilat një kërkesë për azil mund të refuzohet si e papranueshme. Këshilli ka miratuar gjithashtu për herë të parë listën e përbashkët të BE-së të vendeve të sigurta të origjinës, duke mundësuar që shtetet anëtare të përpunojnë kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare në mënyrë të përshpejtuar.

Përveç Kosovës, si vende zyrtarisht të sigurta janë caktuar edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia. Për qytetarët që vijnë nga këto shtete do të aplikohen procedura të përshpejtuara, që në shumicën e rasteve pritet të përfundojnë me refuzim të kërkesës për azil ose me zhvendosjen e shqyrtimit në një vend të tretë të sigurt, nga i cili kanë kaluar.

Koncepti i “vendit të sigurt të tretë” i mundëson shteteve anëtare të refuzojnë kërkesat për azil kur aplikantët mund të kenë kërkuar mbrojtje në një vend jo-BE të konsideruar të sigurt. Rregullorja e re zgjeron rrethanat në të cilat një kërkesë mund të refuzohet si e papranueshme dhe parashikon që shqyrtimi i kërkesave të mund të kryhet edhe në vende të treta të sigurta

Të ngjashme

Të fundit