Bashkimi Evropian (BE) do të ofrojë një ndihmë politike dhe financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor me vlerë prej 350 milionë eurosh deri në vitin 2024 për të parandaluar emigrantët ilegalë.
Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi shprehu mbështetjen e BE për Ballkanin Perëndimor.
“Është interesi strategjik i Bashkimit Evropian që të mundësojë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në union. Vetëm diçka e tillë do të siguronte stabilitet afatgjatë, paqe dhe prosperitet jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për Bashkimin Evropian“.
Gjatë fjalimit të tij e vuri theksin edhe te migracioni i paligjshëm që kalon përmes Ballkanit Perëndimor me emigrantë që kanë si pikësynim vendet e unionit.