23.3 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

BE bashkohet me ShBA në hapjen e korridorit të ndihmës detare në Gaza

- Advertisement -

“Bashkimi Evropian po planifikon të hapë një korridor ndihme urgjente detare nga Qiproja në Gaza këtë fundjavë në një përpjekje të përbashkët me aleatët përfshirë SHBA-në”.

Kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruan CNN.

“Tani jemi shumë afër hapjes së korridorit, shpresojmë këtë të shtunë, këtë të diel, dhe jam shumë e lumtur që shoh që operacioni fillestar pilot do të nisë sot,” u tha ajo gazetarëve në Larnaka, në Qipro. Kjo erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden zbuloi planet për të krijuar një port të përkohshëm në bregun e Gazës.

Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Republika e Qipros, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar do të bashkojnë përpjekjet për të nisur korridorin, sipas një deklarate të lajmeve të BE-së . Operacioni “kompleks” do të “koordinohet ngushtë me Qeverinë e Izraelit”, thuhet në deklaratë./

Të ngjashme

Të fundit