18.6 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

BDI: VLEN premtoi Evropën, solli “botën serbe” – qytetarët po e presin tetorin

- Advertisement -

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit ka hedhur kritika të ashpra ndaj koalicionit VLEN, i cili hyri u bë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut qershorin e vitit të kaluar.

Sipas BDI-së, ky koalicion premtoi Evropën, por përfundimisht solli “botën serbe”.

“Në vend të Bashkimit Evropian, VLEN solli ‘botën serbe’ bashkë me Dodikun, Vuçiçin, Rusinë dhe Kinën në krye të vendit”, thotë BDI në reagimin publik, teksa i liston edhe “dështimet” e këtij koalicioni gjatë kësaj periudhe qeverisjeje.

Sipas BDI-së, VLEN premtoi se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, para formimit të Qeverisë, do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese për të vijuar rrugën evropiane. “Gënjyen”.

“Pastaj premtuan se në 100 ditët e para të Qeverisë do të ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen sërish! Më vonë premtuan se brenda tre muajve do ta realizonin këtë premtim. Gënjyen përsëri! Tre muajshin e zgjatën dhe premtuan se në gjashtëmujorin e parë të Qeverisë do ta ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen si gjithmonë”.

“Gjatë gjithë këtyre premtimeve përsërisnin se nëse nuk e ndryshonin Kushtetutën, do ta braktisnin Qeverinë. Gënjyen edhe këtu”, thonë nga BDI.

Sipas kësaj partie, tiparet e VLEN-it janë “skandale të përditshme, paaftësi e paprecedentë, servilitet dhe vasalitet të paimagjinueshëm, nënçmim, përbuzje, dështime dhe një ZERO e madhe”.

“Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero. Premtuan 10.000 € për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero. Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, sollën Dodikun. Premtuan bankë shqiptare, sollën bankën serbe. Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim evropian, sollën Botën Serbe. Premtuan programe kombëtare, sollën MTEL-in serb. Marrëveshjen e Ohrit ia dorëzuan putinistit Ivan Stoilkoviq”, thotë BDI në këtë reagim.

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se qytetarët po e presin tetorin i cili “është referendum popullor për përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe me rezultate konkrete, jo mashtrime, manipulime, skandale dhe korrupsion”.

Më 9 gusht, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi shpalli edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor

Të ngjashme

Të fundit