3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

BDI, VLEN-it: Nga Vetëvendosja përfunduan në “Kosovo dhe Metohija”, poshtërim i radhës

- Advertisement -

Bashkimi Demokratike për Integrim i ka reaguar koalicionit të mbështetur nga Vetëvendosja në Maqedoni të Veriut, “VLEN”-it, duke ua atribuar “poshtërimin e radhës” pasi nga një zëvendëskryeministër në qeverinë atje Kosovës i është referuar si “Kosovo dhe Metohija”:

“Pra, ata që garuan në zgjedhje duke u mburrur me mbështetjen e një partie politike në Kosovë, sot e pranojnë dhe përdorin gjuhën e Beogradit!”, shkroi BDI-ja.

Postimi i plotë:

Nga Vetëvendosja përfunduan në “Kosovo dhe Metohija” – Poshtërimi i radhës i VLEN-it!

Zëvendëskryeministri për marrëdhënie ndëretnike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partner i VLEN-it në pushtet, i referohet Kosovës si “Kosovo dhe Metohija” – term kishtar ky i përdorur nga Serbia për të mohuar pavarësinë e shtetit të Kosovës!

Pra, ata që garuan në zgjedhje duke u mburrur me mbështetjen e një partie politike në Kosovë, sot e pranojnë dhe përdorin gjuhën e Beogradit!

Ky është kulmi i degradimit të tyre politik dhe poshtërimi i radhës për VLEN-in.

Kjo nuk është vetëm një fyerje për Kosovën, por edhe një tradhti e turpshme ndaj shqiptarëve që VLEN-i i mashtroi për të marrë votat e tyre.

Sot, të gjithë shohin sesi kauza e tyre e dyshimtë përfundon në gjirin e propagandës serbe, duke dëshmuar edhe një herë se janë vetëm vegla të politikave të huaja dhe jo përfaqësues të denjë të shqiptarëve në këtë shtet!

Turp dhe poshtërim për Vlen-in dhe “Metohinë” e tyre politike!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit