30.8 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

BDI: Qeveria maqedonase po e zhyt vendin në projektin e “Botës serbe”

- Advertisement -

BDI ka vënë në pah raportin e Parlamentit Evropian ku shprehet shqetësim “për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik të vendit”.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, po e zhyt vendin në projektin e “Botës serbe” – një koncept politik dhe ideologjik që synon bashkimin e të gjithë serbëve në një hapësirë të përbashkët kulturore, politike dhe territoriale.

“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë një devijim alarmant të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti ideologjik që e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe e kthen në një zgjatim institucional të ‘Botës serbe’, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Në këtë kontekst, BDI vë në pah raportin e Parlamentit Evropian ku shprehet shqetësim “për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik të vendit”.

“Në të njëjtën kohë, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Mejdani, i cili ndërhyri për të zgjidhur një çështje konkrete në një shkollë shqipe në fshatin Nerovë të Krushevës aty ku shteti dështoi u bë objekt i një sulmi verbal të ashpër nga përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë, të cilët në vend që të japin llogari për paaftësinë e tyre, u hodhën në agresion të turpshëm ndaj atyre që e mbajnë gjallë përgjegjësinë institucionale për shqiptarët”.

Të gjitha këto, sipas BDI-së, janë pjesë të një narrative të qëllimshme – përjashtimi i shqiptarëve nga shteti.

“Kjo nuk është më politikë, është projekt. Një projekt që e sfidon Marrëveshjen e Ohrit, e minon bashkëjetesën, dhe e orientojnë vendin drejt një modeli shtetëror etnik, nën ndikimin serb”.

 

Të ngjashme

Të fundit