7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

BDI njofton se Bujar Osmani, kandidati i parë zyrtar për president ka mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime

- Advertisement -

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton se kandidati i këtij subjekti politik për President të vendit ka grumbulluar mbi 10.000 nënshkrimet e nevojshme për konfirmimin e kandidaturës.

“Shprehim mirënjohje të thellë ndaj çdo qytetari që vendosi nënshkrimin e tij në qendrat rajonale të KSHZ-së duke dhënë mbështetje për kauzën tonë të re, e drejtë plotësisht legjitime për Presidentin e parë shqiptar”, thuhet në komunikatë.

BDI njofton po ashtu se procesi do të vazhdojë të jetë i hapur që çdokush që ka dëshirë të shprehë përkrahjen për kandidaturën më gjithëpërfshirëse, atë të Dr. Bujar Osmanit.

“Bashkë le t’i prijmë referendumit më të rëndësishëm të kohës për të miratuar ndryshimet kushtetuese për përzgjedhjen e Presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit dhe për të miratuar amandamentet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të vazhdojmë rrugën e integrimit europian. Le ti themi bashkë JO Rusisë, PO Europës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit