Departamenti i Shtetit të SHBA-së e vendosi dje në “listën e zezë” Artan Grubin, ndërsa sot Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me reagim.
BDI në një reagim për media ka njoftuar se e respektojnë vendimin e Departamentit të Shtetit dhe se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim.
“Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thuhet në reagimin e BDI.
Dje Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti u shpallën “non-grata” nga SHBA-të për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor.