22.3 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

BBC: Richard Grenell supozohet të bëhet sekretar i Shtetit në rast se Trump fiton zgjedhjet

- Advertisement -

Keir Starmer ka këmbëngulur se ai mund të mbajë një marrëdhënie të mirë me Donald Trump pasi fushata e kandidatit republikan akuzoi laburistët për ndërhyrje të huaj në zgjedhjet amerikane.

Fushata e Trump ngriti një ankesë ligjore para pak ditësh kundër zyrtarëve laburistë që udhëtonin në shtetet e fushëbetejës së SHBA për të dalë vullnetarë për rivalen e tij demokrate Kamala Harris.

Letra, e cila iu dërgua Komisionit Federal të Zgjedhjeve të SHBA-së, thoshte se këto përpjekje vullnetare dhe raporte të kontaktit midis laburistëve dhe fushatës Harris përbënin kontribute të huaja të paligjshme.

Për këtë çështje ka folur edhe ambasadori Richard Grenell në një prononcim për mediumin britanik BBC.

Sipas BBC-së, Grenell, supozohet të bëhet Sekretar i Shtetit nëse Trump zgjidhet president, përcjell Demokracia.com.

Shtatë shtetet kyçe të Arizonës, Xhorxhias, Miçiganit, Nevadës, Karolinës së Veriut, Pensilvanisë dhe Wisconsin ka të ngjarë të jenë ato që do të vendosin se cili do të fitojë një mandat në Shtëpinë e Bardhë dhe themeluesi i FiveThirtyEight, Nate Silver, ka parashikuar se Trump mund të fitojë secilin prej tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit