10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

BBC raporton për detonime afër Kievit, NEXTA për lansim masiv të raketave drejt Ukrainës

- Advertisement -

Gjatë ditës, Rusia është zotuar se do të rrallojë dukshëm sulmet në Ukrainë dhe se do të tërhiqet nga përpjekjet për pushtimin e Kievit dhe qytetit verior, Chernihiv.

Mirëpo, pak më parë, korrespondenti i BBC Jeremy Bowen që gjendet në Kiev, ka raportuar se ende po dëgjohen detonime nga betejat që po zhvillohen në veriperëndim të qytetit.

“Me siguri po ndodh 15 deri 25 kilometra larg nga këtu dhe s’mund të them nëse po vjen nga ukrainasit apo rusët, por është fakt se ende po zhvillohet”, ka thënë ai.

“Kështu që, nëse ka një plan për të rralluar nivelin e aktiviteteve ushtarake në kufijtë e këtij qytetit, kjo gjë nuk ka ndodhur ende”, ka shtuar gazetari i BBC.

Në anën tjetër, mediumi NEXTA, ka raportuar se pothuajse e gjithë Ukraina gjendet nën alarm ajror.

Sipas mediumit, ka informacione për shpërthime në Kiev, Kharkiv dhe Khmelnytskyi.

“Ka raportime për një lansim masiv të raketave drejt Ukrainës nga regjioni Gomel i Bjellorusisë”, shkruan mediumi në Twitter.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit