Në një artikull kushtuar fitores zgjedhore të Vetëvendosjes, BBC shkroi se kosovarët zgjodhën figurë “kaq polarizuese” dhe u lëshuan edhe në përshkrime të parit të kësaj partie, Albin Kurtit.
“Fakti që votuesit e Kosovës e kanë mbështetur fuqishëm një figurë kaq polarizuese pasqyron pikëpamjen e tyre të paragjykuar për alternativat”, shkroi BBC-ja.
Referuar sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Kosovës, dhe vendimin për t’i hequr ato në fund të janarit, BBC shkroi se BE do të presë nga Kurti “të mos i qëndrojë linjës dogmatike të zakonshme të tij”.
Po ashtu, thuhte se përmirësimi i raporteve me ShBA-në “duhet të jetë në agjendën e tij”.






