Home Lajme Botë BBC mbron politikën e saj për të mos e cilësuar Hamasin “organizatë terroriste”

BBC mbron politikën e saj për të mos e cilësuar Hamasin “organizatë terroriste”

0
BBC mbron politikën e saj për të mos e cilësuar Hamasin “organizatë terroriste”

BBC po vazhdon të këmbëngulë që të mos i quaj pjesëtarët e Hamasit si “terroristë”, gjatë raportimit të sulmeve të fundit në Izrael.

Sipas një ish-korrespodenti të këtij mediumi, nëse e quan dikë terrorist, nënkupton se je duke e mbajtur anën e njërës palë.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, tha se politika e transmetuesit ishte “në kufijtë e turpit” dhe që BBC-së i nevojitej për të gjetur “busullën e saj morale”.

“BBC është një transmetues i pavarur editorialisht, detyra e të cilit është të shpjegojë saktësisht se çfarë po ndodh në terren në mënyrë që audiencat tona të mund të bëjnë gjykimin e tyre”, tha një zëdhënës i BBC.

Exit mobile version