Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare, raporton se në Teheran kanë nisur operacionet e pastrimit dhe fazat e para të rindërtimit pas sulmeve, raporton BBC.
Duke iu referuar një prej kryetarëve të distrikteve të qytetit, Tasnim raporton se ka filluar largimi i mbetjeve dhe hapja e rrugëve të bllokuara.
Në disa zona, autoritetet kanë nisur edhe nivelimin e terrenit, si hap i parë drejt rindërtimit të objekteve të dëmtuara.






