BBC: Banorët e Teheranit përshkruajnë gjendjen në terren

- Advertisement -

Kontaktimi i njerëzve brenda Iranit është i vështirë për shkak të mbylljes së internetit në vend – por BBC Persian ka qenë në kontakt me disa banorë të Teheranit në lidhje me sulmet në kryeqytet.

Emrat janë mbajtur të fshehtë për shkak të shqetësimeve për sigurinë e burimeve në Iran, transmeton Gazeta Express.

Një burrë, që jeton në Teheranin lindor, thotë se “nuk është as e krahasueshme me protestat e fundit. Por kur bie një bombë dhe shtëpia dridhet, është e frikshme”.

Një grua, gjithashtu në Teheranin lindor, i thotë BBC Persian se rreth orës 09:00 sipas orës lokale, njerëzit ngjiten në çatitë e tyre dhe ulen atje “duke pritur që të ndodhin sulmet”.

“Kur avionët luftarakë kalojnë sipër, njerëzit u përshëndesin dhe fishkëllejnë. Ata thonë se thjesht nuk mund ta tolerojnë më Republikën Islamike”, shton ajo.

Një grua tjetër thotë nga ajo që mund të shohë në Teheran “të gjithë janë të lumtur” edhe pse janë “të stresuar për shkak të zhurmave” të sulmeve.

“Njerëzit thonë se shpresojnë që pjesa tjetër e zyrtarëve të goditen në mënyrë që të shpëtojmë prej tyre. Pastaj ndoshta do të shndërrohet në një situatë ku njerëzit do të dalin në rrugë”, shton ajo.

Të ngjashme

Të fundit