19.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Baze: Të pritshme reagimet e zagarëve të Albinit ndaj Ramës, LDK-në po e dikton Sali Berisha

- Advertisement -

Publicisti nga Shqipëria Mero Baze, i cili në shkrimet e tij autoriale i kushton një vëmendje të veçantë zhvillimeve në Kosovë së fundmi ka publikuar një opinion lidhur me reagimet në Kosovë pas konfrencës së kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili tha se u ka dërguar një draft të Asociacionit kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron.
Megjithëse reagimet në Kosovë ishin kryesisht kundër asaj që kryeministri Rama ka marrë përsipër, Baze në shkrimin e tij thotë se reagimi i deputetëve të VV-së për të ishte i pritshëm, duke e arsyetuar kështu:

“Roli i vetëm që ata kanë në politikën e Vetëvendosjes është të bëjnë zagarin sulmues të Albin Kurtit, kur ai nuk flet dot. E kanë bërë këtë dhe ndaj sekretarit Antony Blinken, ndaj të dërguarit amerikan Escobar, ndaj atij evropian, gjerman etj. Nuk kanë pse mos ta bëjnë ndaj Edi Ramës. Do ta bënin një gjë kundër tij dhe sikur ai të mos bënte asgjë”.
Nëse për deputetët e VV-së Baze thotë se i kupton, publicisti shqiptar nuk gjen ‘mirëkuptim’ për reagimet e zyrtarëve të LDK-së.
“Ajo që nuk kuptoj në këtë histori, është se si një deputet i LDK, A. Gashi, duhet të jetë i shqetësuar që Shqipëria paraqet një projekt për zgjidhjen e situatës në Veri”, shkruan Baze. Ai thotë se qëndrimi i kësaj partie opozitare i ngjan më shumë si i diktuar nga Sali Berisha në Tiranë.

“LDK është partia kryesore e opozitës dhe qëndrimi i kryetarit të Grupit Parlamentar identifikon dhe implikon dhe vet partinë opozitare në një qëndrim që ngjan më shumë i diktuar me telefon nga Sali Berisha në Tiranë, se sa nga kryetari “de jure” i LDK në Prishtinë”, ka shkruar Baze.
Baze ka rikujtuar se në kthesa të forta historike, Shqipëria gjithmonë ka ofruar planin e saj për Kosovën.
Ai ka përmendur Konferencën e Londrës 1992 dhe atë të Rambujesë.

Të ngjashme

Të fundit