16.3 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj, ka folur në Tëvë1 për situatën aktuale politike në komunë dhe për garën e 12 tetorit.

Bazaj ka kujtuar kohën kur ishte kryesues i Kuvendit Komunal në vitin 2016 dhe ka përmendur tensionet brenda Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.

“Sa i përket kohës së 2016, kur isha kryesues i kuvendit komunal, janë bërë disa të padrejta në PDK. Në atë kohë dega e Drenasit nuk e ka mirëpritur propozimin e z. Lladrovci, për këtë qëllim ne kemi dalë të pavarur,” tha Bazaj.

Ai shtoi se kishte pasur kontakte me Petrit Hajdarin dhe se ishin dakorduar për qëllimet e përbashkëta.

“PDK-ja në Drenas është ndarë në tri pjesë tashmë dhe ka konflikte e prishje marrëdhëniesh brenda saj,” theksoi Bazaj.

Bazaj foli edhe për audio-incizimet e Ramiz Lladrovcit, duke thënë se:

“Besoj se në audio-incizimet dëgjohet qartë se kush i ka bërë ato dhe kush ka biseduar me kë të. Mua nuk më kanë pëlqyer aspak dhe kjo tregon se nuk është vetëm për ato incizime, por për më tepër për ndikimet mbi ndërtimet, duke thënë ‘unë do të jem ai që do t’u jap pëlqimin për ndërtim’.”

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, Bazaj theksoi:

“Kësaj radhe në Drenas, balotazhi është i pa shmangshëm.”

Të ngjashme

Të fundit